Në Jerusalem zbulohet një vulë antike e periudhës persiane
02 korrik 2020
| 11:52
Arkeologët izraelitë kanë zbuluar një vulë në Jerusalem, që ka të ngjarë të datojë nga shekulli VI para Krishtit, ka njoftuar Autoriteti Izraelit i Antikiteteve (IAA).
Arkeologët besojnë se gjetjet datojnë nga periudha persiane në Jerusalem, pas shkatërrimit të qytetit nga babilonasit.
“Pavarësisht prej gërmimeve të shumta të kryera në Jerusalem, deri tani gjetjet e zbuluara nga periudha persiane janë jashtëzakonisht të pakta dhe për këtë arsye na mungon informacioni në lidhje me karakterin dhe pamjen e qytetit gjatë asaj periudhe”, njoftuan studiuesit Yuval Gadot dhe Yiftah Shalev në një deklaratë të përbashkët.