Limaj: Baca Osman do të mbetet në kujtesën tonë si një atdhetar i shquar

02 korrik 2020 | 16:18

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka quajtur pikëllues lajmin për vdekjen e Osman Zhitisë, babait të heroit të kombit, Afrim Zhitia.

Me këtë rast, Limaj në emër tij dhe të Nismës Socialdemokrate i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Zhitia, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur bacën Osman.

“Baca Osman do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një atdhetar i shquar që nuk kurseu asgjë nga vetja e tij për lirinë e Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi për bacën Osman!”, ka thënë Limaj, raporton “Epoka e re”.

https://www.facebook.com/FatmirLimajOfficialPage/photos/a.229247507263914/1553689518153033/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, e…