Shkon në 75 numri i viktimave nga Covid-19

05 korrik 2020 | 23:36

152 raste të reja janë konfirmuar sonte si të prekur me COVID-19.

Kësisoj numri i të infektuarve ka shkuar në 3 mijë e 508 raste gjithsej.

Nga IKSHPK-ja sonte u konfirmua se numri i të vdekurve ka shkuar në 75, raporton Indeksonline.

Kujtojmë se dje dhe sot pati numër të madh të personave që humbën jetën si pasojë e koronavirusit.

“Sot më 05 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 324 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 152 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive 3.508 raste nga 25.245 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 75 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sërish ka pasur numër të lartë të rasteve të reja…