Rrjeti i Shitësve me Pakicë të shqetësuar lidhur me vonesën e implementimit të Pakos Emergjente

07 korrik 2020 | 16:02

Me qëllim të trajtimit të sfidave me të cilat ballafaqohet sektori i shitjes me pakicë dhe marrë parasyshë krizen e thelluar pas shpërthimit të pandemisë me COVID-19, përfaqësuesit e rrjetit të Shitësve me Pakicë u takua sot me Ministria e Financave,  Hykmete Bajrami.

Anëtarë të Bordit të Drejtorëve të Rrjetit të Shitësve me Pakicë shprehen shqetësime lidhur me vonesat në implementimin e Pakos Emergjente Fiskale ndërsa u potencua nevoja e përshpejtimit të procedurave për disbursimin e mjeteve në mënyrë që të lehtësohet barra e bizneseve.Në vazhdim, Rrjeti i Shitësve me Pakicë theksoi dhe nevojën e gjetjes së një konsensusi mes partive politike në mënyrë që të miratohet një Pako e Rimëkëmbjes Ekonomike e cila është gjithëpërfshirëse.

“Ministrja Bajrami theksoi se po procesohet me pagesa të disa kategorive të parapara me masat në Pakon Emergjente Fiskale ndërsa implementimi i plotë i kësaj pako dhe dedikimi i mjeteve për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike është subjekt i votimit të buxhetit të rishikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Tutje, Bajrami theksoi se e kupton situatën e rënduar dhe se mbetet e hapur për bashkëpunim të ngushtë me komunitetin e biznesit për tejkalimin e situatës”, thuhet në njoftimin e Rrjetit të Shitësve me Pakicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Jakup Krasniqi Socialdemokracia ka mbetur si një ideologji e…