Ish-trajneri i Brazilit dhe Realit rezulton pozitiv me Covid-19  

07 korrik 2020 | 16:05

Ish-trajneri i Brazilit dhe Real Madridit Vanderlei Luksemburgo ka rezultuar pozitiv me Covid-19. 68-vjeçari brazilian zbuloi lajmin në rrjetet sociale duke pranuar se është asimptomatik dhe se po vëzhgohet nga mjekët.

“Rezultova pozitiv me Covid-19. Jam izoluar në shtëpinë time, jam asimptomatik dhe jam mirë. Nuk kam dhimbje dhe jam nën kujdesin e doktorëve”, ka thënë ai.

Luksemburgo ka drejtuar në karrierë shumë skuadra braziliane. Pas Botërorit 1998, ai komandoi Brazilin në fitoren e Kupës së Amerikës në vitin 1999. Luksemburgo stërviti dhe Real Madridin në vitin 2005-2006, vit i përfundimit të epokës së “Galaktikëve”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me qëllim të trajtimit të sfidave me të cilat ballafaqohet…