Haradinaj: I trishtë lajm për vdekjen e ushtarit amerikan në Kosovë

07 korrik 2020 | 16:14

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka quajtur lajm të trishtë vdekjen tragjike të një ushtari të Gardës Kombëtare të Oregonit në moshë të re në kampin ushtarak në Novosellë.

Me këtë rast, Haradinaj i ka shprehur ngushëllime KFOR-it amerikan, ambasadorit Kosnett dhe familjes së të ndjerit.

“I trishtë lajmi për vdekjen tragjike të një ushtari të Gardës Kombëtare të Oregonit në moshë të re në kampin ushtarak në Novosellë. Raste të tilla na prekin thellë edhe si institucione por edhe si qytetarë të Kosovës, sepse nuk është e lehtë të jesh në misione paqeruajtëse larg vendit e larg familjes. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta KFOR-it amerikan, ambasadorit Kosnett dhe familjes së të ndjerit. Qoftë ky rasti i fundit”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-trajneri i Brazilit dhe Real Madridit Vanderlei Luksemburgo ka rezultuar…