107 raste me Covid-19 po trajtohen në Klinikën Infektive, 55 prej tyre me oksigjenoterapi

08 korrik 2020 | 12:37

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) janë të hospitalizuar 107 pacientë me Covid-19.

Siç kanë bërë me dije nga kjo klinikë, 55 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar dy raste. Dy rastet janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Ndërsa të martën  janë lëshuar nga Klinika Infektive 7 pacientë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me gjashtë vota  për dhe katër kundër, Komisioni për Buxhet…