Limaj kujton bashkëluftëtarët e tij, kërkon të zbardhet rasti i vëllezërve Bytyqi

08 korrik 2020 | 12:45

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar bashkëluftëtarët e tij, vëllezërit Bytyqi, në 21-vjetorin e vrasjes.

Limaj thotë së 21 vjet më parë Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, bashkëluftëtar të tij u vranë tinëzisht nga kriminelët e regjimit të atëhershëm serb.

“Si shumë djem e vajza tjera Ylli, Agroni dhe Mehmeti lanë gjithçka që kishin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’iu përgjigjur zërit dhe nevojës së atdheut”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Limajt:

21 vjet më parë Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, bashkëluftëtar të mi u vranë pabesisht nga kriminelët e regjimit të atëhershëm serb.
Si shumë djem e vajza tjera Ylli, Agroni dhe Mehmeti lanë gjithçka që kishin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’iu përgjigjur zërit dhe nevojës së atdheut.
Pavarësisht se janë bërë 21 vite, kryerësit e këtij krimi ende nuk kanë dalë para drejtësisë, por ne nuk do ndalemi së kërkuari drejtësi për sa kohë që kriminelët nuk e marrin dënimin e merituar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se edhe pse u bënë…