Bukoshi për aktakuzat e Speciales: Kosova është mësuar t’ia dalë sa herë drejtësia ka qenë mjet politik kundër shqiptarëve

08 korrik 2020 | 13:50

Kryeministri i parë i Kosovës, Bujar Bukoshi, ka thënë se përpjekja për të kriminalizuar luftën, si një nga instrumentet kryesore të lirisë së Kosovës, është përpjekje për të zhbërë legjitimitetin e lirisë së Kosovës.

“Të nxjerrësh në plan të parë papërgjegjësi të ndodhura gjatë luftës dhe pasluftës, duke inkriminuar gjithë zinxhirin komandues të rezistencës shqiptare, do të thotë të humbësh sensin e drejtësisë për atë që ka ndodhur në Kosovë”.

“Në Kosovë dështoi drejtësia e importuar nga Perëndimi në emër të shtetit të së drejtës, dhe po ashtu do të dështoj drejtësia e eksportuar në perëndim, në emër të ndëshkimit të shqiptarëve,  është shprehur Bukoshi..

Ai ka thënë siç raporton” Tema” se UÇK-ja dhe udhëheqësit e saj, nuk mund të bëhen sot ushqim për politikat e ditës në Kosovë, Serbi dhe në Perëndim.

“Kush mendon se duke përdorur Gjykatën Speciale, mund të diktojë politikën në Kosovë, dëmton edhe drejtësinë edhe politikën. Kosova është mësuar t’ia dalë sa herë drejtësia ka qenë mjet politik kundër shqiptarëve”, ka thënë Bukoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Samsung” nuk ka pranuar ende ekzistencën e modelit të ri…