Merkeli: Brenda vitit të hapen kapitujt e negociatave me Tiranën dhe Shkupin

08 korrik 2020 | 17:06

Të hapen kapitujt e negociatave brenda vitit. Kjo është dëshira e kancelares gjermane, Angela Merkel për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e shprehur sot në Parlamentin Evropian (BE).

Berlini zyrtar sapo ka marrë Presidencën gjashtëmujore të BE-së dhe ndër prioritetet e shpalosura Merkel ka cituar pikërisht rrugëtimin europian të Tiranës dhe Shkupit.

“Duhet të hyjmë në diskutime me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, ishin fjalët e kancelares gjermane, duke shtuar se kjo do të ishte shenjë e perspektivës së anëtarësimit të dy vendeve ballkanike. /A2 CNN/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka…