Haradinaj flet për tërheqjen e padisë nga Rama

09 korrik 2020 | 23:03

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur edhe një herë për raportin e tij me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili në vizitën e fundit në Kosovë ka bërë të ditur se ka hequr dorë nga padia kundër Haradinajt.

Haradinaj ka thënë se për të nuk është gjë e madhe as ngritja e padisë, as heqja e saj. Por, ka thënë se ky veprim i hapë rrugën komunikimit mes tij e Ramës.

“Heqja e padisë për mua nuk është ndonjë vlerë. Si të ishte si të mos ishte, për mua njëjtë është. Por ky veprim ma hapë rrugën për komunikim. I padituri me paditësin nuk mund të komunikojnë”, tha ai në “Pressing”.

Haradinaj ka folur edhe për rrethanat që tensionuan marrëdhëniet e tij me Ramën.

“Ndarjes së Kosovës nuk kam pas çare pa i dalë kundër. Në çfarëdo forme, edhe me rrezikun e jetës time e familjes time. Kjo duhet me u kuptu. Nëse ndahet Kosova, unë më nuk jam në Prishtinë, por aty ku është rreziku. Ndarjen s’mund ta lejoj. Unë jam kujdes, kam qenë i kujdesshëm, por s’kam bërë asgjë kundër dikujt me inati”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka…