![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/verona.jpg)
Tjetër gabim nga Interi
Hellas Verona vijon të konfirmohet si skuadra surprizë e këtij sezoni në Seria A. Skuadra ku aktivizohet Kumbulla dhe Rrahmani kanë ndalur Interin në një barazim 2-2.
Ekipi i Juric e nisi në mënyrën më të mirë sfidën. Pas vetëm 1 minute e 45 sekonda, Lazovic shmang lehtësisht Skriniar në zonë dhe më pas arrin që të mposhtë portierin Handanoviq.
Interi arriti që të barazonte në fillimin e pjesës së dytë me Candrevën që ndjek mjaft mirë aksionin ku Lukaku gjeti shtyllën. Disa minuta më pas skuadra e Contes gjen dhe golin e barazimit me Dinamrcon që e dërgon topin në portën e tij.
Verona gjithsesi nuk dorëzohet, teksa 4 minuta nga fundi Rrahmani jep asist për Veloson, i cili shënon një gol shumë të bukur. Kumbulla doli nga fusha në minutat e fundit për shkak të lodhjes, teksa zhvilloi një ndeshje fantastike ndaj Lukakut. Pas kësaj humbje Interi mbetet në vendin e katërt me 65 pikë, një më pak se Atalanta.