Vendi që është prekur nga një virus më vdekjeprurës se Covid-19

10 korrik 2020 | 10:31

Ambasada e Kinës në Kazakistan ka dhënë alarmin mbi një pneumoni të rrezikshme që është më vdekjeprurëse sesa koronavirusi. Që nga fillimi i këtij viti, 1772 persona kanë vdekur në këtë vend nga kjo pneumoni.

“Kjo sëmundje është më vdekjeprurëse se Covid-19. Agjensitë e shëndetit po hetojnë, por ende nuk e kanë identifikuar virusin”, njofton ambasada në një komunikatë për shtyp.

Përveç numrit të lartë të personave të vdekur, janë rreth 300 të tjerë që shtrohen çdo ditë në spital me pneumoni, bën me dije Saule Kisikova, shefja e departamentit mjekësor në Astana të Kazakistanit. Nga 29 qershori deri në 5 korrik, Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar më shumë se 32 000 raste me pneumoni.

Shumica e të prekurve kanë dalë negativë në testin për koronavirus, edhe pse po trajtohen me të njëjtat medikamente që përdoren për të luftuar Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Malishevës ka njoftuar se mbrëmë ka ndërruar jetë…