Kosova është nisur drejt NATO-s dhe krijimit të ushtrisë

24 mars 2018 | 10:10

Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, me rastin e shënimit të 20-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”, ka vlerësuar se beteja e 24 marsit e vitit 1998 është pjesë e pashkëputshme e historisë së luftës shqiptare për çlirim.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se 20-vjetori i kësaj ngjarje shënon edhe dekadën e dytë të luftës për liri të shqiptarëve të udhëhequr nga UÇK-ja dhe gjithë shqiptarët.

Haradinaj ka thënë se shteti duhet t’i trajtojë me kujdesin maksimal veteranët, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës.

Ai ka thënë se sot shqiptarët kurrë s’kanë qenë më mirë dhe më të fortë.

Duke folur për transformimin e FSK-së në ushtri, Haradinaj ka thënë se është optimist se këtë vit do të fillojë konkretizimi i shndërrimit të FSK-së në ushtri.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova do…