Merkeli ndryshe nga Macroni, vendos flamurin e Kosovës në prapavijë

10 korrik 2020 | 15:14

Të premten është mbajtur Samiti virutal i Parisit, i iniciuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Në këtë Samit kanë marrë pjesë edhe dy përfaqësuesit e BE-së, Josep Borell, dhe Mirsolav Lajcak.

Ajo që ka rënë në sy gjatë këtij samiti, ka qenë paraqitja e liderëve.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në paraqitjen e saj në këtë samit, pas shpinës së saj, krahas flamurit të Gjermanisë, ka vendosur edhe atë të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Ndryshe ka vepruar Macroni, i cili në prapavijë ka vendosur vetëm flamurin e Francës dhe të Bashkimit Evropian.

Vuçiqi ndërkohë ka vendosur vetëm flamurin e Serbisë, derisa kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vendosur flamurin e Republikës së Kosovës dhe atë të Bashkimit Evropian.

Temë kryesore e këtij samiti ka qenë dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati komunal në Malishevë, në kuadër të zbatimit të masave…