Asfaltohen rrugët në gjatësi afro pesë kilometra në Pojatë të Ferizajt

17 korrik 2020 | 13:59

Zhvillimi i infrastrukturës rrugore në zonën rurale po ndodh vazhdueshëm gjatë qeverisjes Aliu.

E pikërisht i pari i Ferizajt, Agim Aliu, bashkë me drejtorin e Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu dhe drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqi ishin të premten në inspektimin e punimeve për asfaltimin e rrugëve me gjatësi afro pesë kilometra në fshatin Pojatë.

Rregullimi infrastrukturor në këtë anë, sjell zhvillimin e gjithë zonës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për banorët. Kështu, drejtori Bytyqi ka thënë se tashmë po kompletohet infrastruktura rrugore e munguar në fshatin Pojatë.

“Gjatë këtij viti jemi në fazën përfundimtare të këtij projekti dhe janë duke u asfaltuar rrugët e fundit. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për banorët e fshatit Pojatë, pasi që ka qenë ndër fshatrat që i ka munguar infrastruktura rrugore. Bëhet fjalë për një projekt në vlerë rreth 300 mijë euro dhe asfaltim të rrugëve me gjerësi të ndryshme, varësisht si ka mundësuar terreni me gjatësi rreth pesë kilometra”, ka thënë drejtori Bytyqi.

(Q.R /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa presidenti Hashim Thaçi pritet që të kthehet sonte në…