Messi: Në këtë mënyrë, e vështirë të fitojmë Ligën e Kampionëve

17 korrik 2020 | 13:05

Leo Messi nuk e ka kapërdirë dot humbjen e titullit kampion, që këtë sezon shkoi për skuadrën e Realit. Sulmuesi argjentinas në deklaratën e dhënë për mediat iberike pas humbjes ndaj Osasunës, ka paralajmëruar shokët e ekipit se më këtë ritëm nuk mund të shkojnjë gjatë as në Champions League.

“Nuk e prisnim ta mbyllnim në këtë mënyrë, pikërisht në momentin më vendimtar të sezonit. Jemi ekip i dobët që luan pa intensitet. Humbëm shumë pikë atëherë kur nuk duhet ta kishim bërë. Nuk patëm vazhdimësi. Real Madridi i bëri si duhet  gjërat e tij. Pas pauzës nuk kanë humbur asnjë ndeshje. Ne kemi humbur shumë pikë. Duhet të bëjmë autokritikë duke filluar nga ne, lojtarët. Jemi Barcelona dhe duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”, ka thënë Messi.

“Reagimi pas golit? Ai reagim erdhi sepse nuk po arrija të shënoja, edhe pse tentova shumë herë portën. Ekipi po lë shumë për të dëshiruar. Autokritika? E kam thënë që nëse do të vazhdojmë në këtë mënyrë, do të jetë shumë e vështirë për të fituar Championsin. La Liga-n e humbëm. Duhet të ndryshojmë, të bëjmë autokritikë dhe të mos mendojmë që se kemi humbur sepse rivali ishte më i mirë. Napoli? Kështu, do të humbasim ndeshjen me Napolit. Kemi lënë një imazh shumë të keq për atë që po vjen. Duke luajtur në këtë mënyrë ne nuk do të arrijmë askund. Njerëzit në klub janë shumë të zemëruar dhe është normale, edhe ne jemi. Njerëzve po u soset durimi, sepse nuk po u japim asgjë”, u shpreh Messi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se…