‘Me Presidentin’ bën thirrje që Thaçi të pritet në Morinë si ‘arkitekti i Pavarësisë së Kosovës’

17 korrik 2020 | 13:55

Derisa presidenti Hashim Thaçi pritet që të kthehet sonte në Kosovë është një faqe në “Facebook” që po bën thirrje për dalje masovike për ta pritur “arkitektin e Pavarësisë së Kosovës”.

Faqja “Me Presidentin”, që është e krijuar kohë më parë, ka shpërndarë një thirrje ku ftohen qytetarët që në orën 19:30 të dalin në pikën kufitare në Morinë për ta pritur Hashim Thaçin.

“Në ora 19:30, në pikën kufitare në Morinë arrin realizatori i ëndrrës më të madhe shumëshekullore shqiptare -arkitekti i Pavarësisë së Kosovës. Ju ftojmë në mënyrë masovike të dalim ta presim dhe ta nderojmë siç e meriton…”, është thënë në njoftimin e “Me Presidentin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti për Politik dhe Financa (KPF) në komunën e Rahovecit,…