Vdes një pacient me COVID-19 në Spitalin e Pejës

19 korrik 2020 | 11:02

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se ka vdekur një pacient 67-vjeçar me COVID-19, i cili kishte edhe sëmundje tjera.

Në njoftim thuhet se në këtë spital po trajtohen 60 pacientë të konfirmuar me COVID-19 si dhe 17 të tjerë janë në pritje të rezultateve.

“Fatëkeqësisht një pacient 67 vjeçar i shoqëruar edhe me sëmundje tjera ka vdekur. Spitali I Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime për familjarët”, thuhet në njoftim.

Nga pacientët e shtrirë, 21 janë në oksigjeno terapi, dhe 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

https://www.facebook.com/spitalipeje/photos/a.902628946482207/3133198846758528/?type=3

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka dhënë detaje për…