​Plagosje me armë zjarri në Prishtinë

19 korrik 2020 | 11:04

Një person është gjetur i plagosur me armë zjarri në Rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur dje pasdite, kur një person ka raportuar se te hyrja e Parkut të Qytetit, kishte gjetur të shtrirë viktimën mashkull, i cili ishte i plagosur me armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prishtinës ku sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti po hetohet nga njësitet relevante. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se ka vdekur…