Deputeti i LDK-së shërohet nga Covid-19
19 korrik 2020
| 12:49
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Hoti, ka njoftuar se është shëruar nga Covid-19.
“Përballja ime me virusin Covid-19 mori fund prandaj sot po rikthehem në familjen time dhe tek ju miqtë e mi të dashur. Faleminderit të gjithëve për kujdesin e treguar gjatë kësaj periudhe”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.
Hoti u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes. “Covid-19 nuk zgjedh moshë e as gjini, bëni kujdes, duke ruajtur veten keni ruajtur edhe të tjerët. Bashkë do t’ia dalim!”, ka shkruar Hoti.