Interi rikthen interesimin për Kumbullën

19 korrik 2020 | 15:12

Interi ka rifilluar bisedimet me Hellas Veronan për mbrojtësin Marash Kumbulla, i cili kërkohet edhe nga Lazio dhe Juventusi.

Kumbulla dukej se ishte shumë afër transferimit te Lazio, por këto zëra janë ftohur së fundmi dhe “Sky Sport Italia” raporton se Interi sërish ka kthyer vëmendjen kah reprezentuesi shqiptar.

Raportohet se zikaltrit kanë biseduar me Veronan gjatë ditëve të fundit, por ende nuk janë në nxitim për ta siguruar transferimin e tij. Pavarësisht kësaj, Verona është duke mbajtur të hapura të gjitha mundësitë, derisa për shqiptarin interesim është duke shprehur edhe Juventusi. Kumbulla ka shkëlqyer gjatë këtij edicioni në Serie A, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qarkullimi i bizneseve në vend ka rënë për rreth 800…