Todt: Kam takuar Schumacherin, shumë shpejt do ta shihni të gjithë

19 korrik 2020 | 15:31

Lajme pozitive mbi shëndetin e pilotit gjerman të Formulës 1, Michael Schumacher, teksa së fundi ka qenë ish-drejtuesi i skuadrës së Ferrarit, aktualisht drejtues i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, Jean Todt, që ka folur për këtë çështje.

Në një deklaratë të dhënë së fundi, Todt ka treguar se ka pasur mundësi të shohë Schumacherin javën e kaluar dhe se bëri parashikimin optimist se shumë shpejt e gjithë bota do të mund të shohin 7 herë kampionin e botës në Formula 1.

“E pashë Michael javën e kaluar dhe besoj se shumë shpejt do ta shohë e gjithë bota. Është duke luftuar dhe shpresoj që shumë shpejt të kenë mundësi të gjithë ta shohin. Familja e tij dhe ai po përpiqen për këtë”, u shpreh Jean Todt.

Piloti gjerman u aksidentua në alpet franceze në dhjetor të 2013-ës dhe që atëherë ka kaluar vështirësi të mëdha shëndetësore, por familja është munduar të ruajë gjithçka në sekret të plotë, duke mos dhënë detaje mbi ecurinë e rehabilitimit të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…