Tetë viktima dhe 127 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

19 korrik 2020 | 17:09

Tetë persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut dhe janë shënuar edhe 127 raste të reja me korona virus, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 83 pacientë.

Brenda 24 orëve janë realizuar 904 testime. Sipas shpërndarjes gjeografike, rastet e reja janë regjistruar në Shkup 57, Kumanovë 4, Shtip 13, Tetovë 6, Strugë 10, Ohër 7, Kavadar 1, Gostivar 8, Probishtip 2, Demir Hisar 1, Kratovë 2, Shën Nikollë 12 dhe Kërçovë 4.

Sipas statistikave të fundit atje nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 9 153 persona me koronavirus, prej të cilëve 4 810 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e kanë humbur 422 pacientë, shkruan “Alsat-M”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e njohur, Elizabeth Hurley, ani pse 55-vjeçare nuk po…