Ibrahimi: Situata me koronavirus në komuna është e menaxhueshme

19 korrik 2020 | 17:17

Situata me pandeminë Covid-19 në komunat e Kosovës është e menaxhueshme, megjithatë të njëjtat po kërkojnë shtimin e stafit adekuat shëndetësor, pasi shumë prej tyre janë infektuar së fundmi me koronavirus.

Kosova tash e pesë muaj po lufton me këtë virus vdekjeprurës, e që pas vetes po lë edhe pasoja të mëdha ekonomike.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë për “Kosovapress”, se në takimin e fundit me kryeministrin e Kosovës, udhëheqësit e komunave të Kosovës i kanë dhënë përkrahje Avdullah Hotit për të gjitha masat që mund të merren me qëllim të shpëtimit të jetës së qytetarëve.

“Të gjithë së bashku mendojmë që situata me Covid-19 në komunat e Kosovës është e menaxhueshme. Kështu që nuk ka ndonjë për problem në menaxhimin e situatës. Bashkëpunimi me nivelin qendror në përgjithësi është korrekt. Asociacioni i Komunave të Kosovës është duke bashkëpjesëmarrës në takimet e komunitetit antiCovid-19, i cili është duke u kryesuar nga ministri Armend Zemaj dhe bashkëkryesuar nga kryeministri Hoti”, ka thënë ai.

Ibrahimi ka thënë se një nga kërkesat e komunave të Kosovës është rritja e numrit të stafit shëndetësor adekuat, meqë shumë prej tyre tani më janë prekur nga koronavirusi.

Nga nesër (e hënë), komuna e Prishtinës do të fillojë me testimet serologjike, ndërsa Ibrahimi ka thënë se shpejt këto testime mund të bëhen edhe në komunat e tjera.

Më tutje, ai ka thënë se të hyrat vetanake të komunave të Kosovës do të kenë rënie drastike gjatë këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Lille, Renato Sanches ka rezultuar pozitiv me koronavirus.…