Calhanoglu: Jemi me fat që kemi Piolin te Milani

19 korrik 2020 | 17:51

Milani është ringjallur pas pauzës së shkaktuar nga pandemia Covid-19, duke marrë disa fitore radhazi tashmë në Serinë A.

Forma e lartë sigurisht vjen edhe si pasojë e punës së trajnerit dhe këtë e di edhe Hakan Calhanoglu, i cili ka thënë se Milani është me fat që ka Stefano Pioli.

“Jam i lumtur. Ne kemi luajtur shumë ndeshje me këtë sistem dhe këtë pozitë. Kështu dua të luaj. Pioli më lejon të luaj në mënyrën si dua. Ne jemi me fat që kemi një trajner si ai për të punuar me ne”, ka thënë Calhanoglu. Milani është pretendent kryesor për një vend në Ligën e Evropës, vend për të cilin garon me Romën dhe Napolin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një super Lewis Hamilton ka fituar garën e Çmimit të…