Bielsa nderohet me emër rruge nga Leeds

19 korrik 2020 | 18:34

Tifozët e Leeds Unitedit kanë vazhduar festimet për rikthimin e tyre në Premierë Ligë.

Pritja e gjatë prej 16 vjetësh më në fund mbaroi dhe klubi nga Yorkshire do të jetë sërish mes më të mirëve.

Trajneri i Leedsit, Marcelo Bielsa, tashmë është kthyer në një hero për klubin dhe qytetin. Tekniku argjentinas ishte ai që mori timonin e ekipit dhe tashmë tifozët kanë gjetur një mënyrë krejt speciale për ta falënderuar atë. Sipas raportimit të “The Athletic”, një rrugë në lagjen Trinity në Leeds do të quhet Marcelo Bielsa. Ceremonia pritet të mbahet javën tjetër dhe pritet të jenë të pranishëm një numër i madh tifozësh. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë ata “pushtuan” shtëpinë e Bielsës, duke e befasuar argjentinasin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava,…