Barcelona e mbyll stinorin me fitore

19 korrik 2020 | 19:13

Barcelona e ka mbyllur edicionin 2019/20 në La Liga me një fitore të thellë. Barça sot ka triumfuar 5:0 si mysafire e Alavesit. Lionel Messi shënoi dy gola (34’, 75’), ndërsa nga një gol e realizuan Ansu Fati (24’), Luis Suarez (44’) dhe Nelson Semedo (58’). Messi ka thyer rekordin e asistimeve brenda një edicioni në La Liga.

Ai asistoi golin e parë të shënuar nga Fati. Për Messin ishte asistimi i 21-të këtë stinor, duke e thyer rekordin e vendosur nga Xavi Hernadezi në edicionin 2008-09.

Barcelona e ka përfunduar këtë stinor me 82 pikë, ndërsa ka përfunduar nënkampione pas Real Madridit. Alavesi ndërkohë ka përfunduar në vendin e 16-të me 39 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tottenham i jep një goditje të fortë shpresave të Leicester…