Avokatët Gjini në angazhim të mbrojtjes së ish-ushtarit të UÇK-së për në Hagë

19 korrik 2020 | 19:59

Në cilësi të avokatëve mbrojtës, vëllezërit Gent dhe Blendi Gjini kanë bërë me dije se para disa javësh është ftuar për në Prokurorinë Speciale në Hagë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjylbehar Arifaj.

“Si avokatë konsiderojmë se z. Arifaj gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kundrejt okupatorit serb është treguar luftëtar shumë i devotshëm për atdheun, dhe ushtar që ka mbrojtur vendin dhe popullin nga spastrimi etnik i shtetit serb duke respektuar me këtë të gjitha zakonet dhe rregullat e luftës të përcaktuara me Konventën e Gjenevës. Ne avokatët të angazhuar me gjithë fuqinë dhe potencialin tonë do të argumentojmë se ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e kur bëhet fjalë këtu për të mbrojturin tonë Gjylbehar Arifaj, në rast se ndaj tij do të ngritet aktakuzë ne avokatët në mbrojtjen tonë në Gjykatën e Hagës, do t’i paraqesim faktet dhe provat se Ushtria Çlirimtare ka qenë ushtri e rregulltë, ushtri që ka pasur hirerarkinë e saj, ka pasur institucionet përgjegjëse qendrore, ka pasur eprorët e saj, uniformat e saj dhe ka qenë një ushtri që ka buruar nga populli i Kosovës. Veç këtyre Ushtria Çlirimtare është njohur ndërkombëtarisht edhe nga faktori ndërkombëtar NATO-ja, dhe ShBA-ja”, është theksuar në deklaratën e avokatëve, Gent dhe Blendi Gjini.

Në këtë deklaratë të avokatëve thuhet se Ushtria Çlirlimtare nuk ka bërë krime kundër njerëzimit, ajo ka pasur rolin e mbrojtjes së vendit dhe populllatës civile të saj.

“Pra, janë këto me të cilat në mbrojtja do i përdorim, si faktet dhe prova me të cilat do vërtetohet para prokurorëve dhe gjykatësve të Hagës, se Ushtria Çlirlimtare nuk ka bërë krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, pra ajo në radhë të parë ka pasur rolin e mbrojtjes së vendit dhe populllatës civile të saj, nga agresorit të shtetit serb. Për ne avokatët do të mjaftonte analizimi dhe interpretimi i ligjeve dhe zakoneve të Konventës së Gjenevës, kur flitet për konfliktet në luftë, dhe parimet e luftës, e që të gjitha ushtria çlirimitare këto i ka respektuar dhe zbatuar në masë të madhe”, theksohet ndër të tjera në deklaratën e avokatëve Gent dhe Blendi Gjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona e ka mbyllur edicionin 2019/20 në La Liga me…