Nuk kanë të ndalur lajmet e mira për Meryem Uzerli ‘Hyrem’
20 korrik 2020
| 13:07
Aktorja turke e lindur në Gjermani Meryem Uzerli po jeton ditët më të mira të jetës së saj. Së fundi, në Spanjë ajo u nominua në katëgorinë ‘Aktorja më e mirë’ për paraqitjen e saj në filmin ‘Kovan’.
Por kjo nuk është e tëra.
36 vjeçarja tha se po realizon ëndrrën e fëmijërisë kur nisi biznesin e saj në Berlin.
Ajo hapi lokalin me emrin ‘Nosh Nosh’ në kryeqendrën gjermane.
Për miliona ndjekës në Instagramin e saj ajo ndau edhe pijen e saj të preferuar, e që është një limonadë organike me limon dhe xhenxhefil.
Meryem për publikun shqiptar u bë e famshme me rolin e saj si ‘Hyrem’ në serialin ‘Sulltani’.