Latifi vazhdon vendosjen e pllakave përkujtimore në shtëpitë e familjeve patriotike

20 korrik 2020 | 15:42

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se të hënën me bashkëluftëtarë, miq dhe familjarë kanë vazhduar me zbulimin e pllakave përkujtimore në nderim të “Epopesë së Korrikut 1998”.

Ai ka treguar se kanë vendosur pllaka përkujtimore në fshatin Zaqisht, konkretisht në shtëpinë e Manush Kabashit, bashkëluftëtarit Jetullah Kabashi dhe në shtëpinë e Haki Shalës.

Po ashtu, ai ka thënë se pllaka të tilla kanë vendosur edhe në Hoçë të Vogël, konkretisht në shtëpinë e Afrim Krasniqit dhe të Hysen Krasniqit-Cena.

“Me vendosjen e pllakave përkujtimore institucionalizohen vlerat e UÇK-së. Çdo tentim njollosje ndaj UÇK-së nuk do të zë vend në asnjë gjeneratë. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit tonë që sakrifikuan jetën për atdhe, mirënjohje dhe falënderim për familjet që shtëpitë e tyre i kthyen në baza të UÇK-së! Lavdi përjetë dëshmorëve të kombit! Nderim dhe mirënjohje për luftëtarët e lirisë dhe familjet që i dhanë pakursim mbështetje UÇK-së!”, ka thënë Latifi.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZh) në Kamenicë…