Alarmante/ 15 gjyqtarë e punonjës gjykatash të infektuar me Covid-19

20 korrik 2020 | 16:04

Pesëmbëdhjetë punonjës të sistemit gjyqësor janë prekur nga Covid-19, ku nëntë prej tyre gjyqtarë e pesë punonjës administrate.

Por fatmirësisht nga virusi korona asnjëri nga sistemi gjyqësor nuk ka gjetur vdekjen, derisa një vdekje e një prokurori ka shqetësuar sistemin prokurorial.

Edhe përkundër infektimeve të punonjësve të sistemit gjyqësor, puna në këto institucione nuk është ndaluar, por se është reduktuar.

Gjykata Themelore e Prishtinës është më e atakuara nga Covid-19, mëson “Syri.net”.

Në këtë gjykatë janë nëntë të infektuar, prej të cilëve shtatë gjyqtarë dhe dy staf administrativë.

Derisa në Gjykatën Themelore të Mitrovicës është infektuar një punonjës administrate. Në degën e Vushtrrisë janë prekur një gjyqtar dhe dy stafë administrativë dhe në degën e Zubin Potokut një staf administrate.

Në Këshillin Gjyqësor, në Gjykatën Supreme dhe në atë Apelit nuk ka asnjë të infektuar me Covid-19. Po ashtu asnjë rast deri tash nuk ka as në gjykatat e Pejës, Prizrenit, Ferizajt e Gjilanit.

Derisa Gjykata Themelore në Prishtinë të infektuar me Covid-19, të konfirmuar ka gjithsej: nëntë persona, shtatë gjyqtarë dhe dy staf administrativë, tregon për “Syri.net” zëdhënësja e Këshillit Gjyqësor Aishe Qorraj – Berisha.

Gjykata Themelore në Mitrovicë, një, staf administrativë. Dega në Vushtrri janë tre, një gjyqtar dhe dy persona administrativë. Zubin Potok, një person administrativ, gjithsejtë, pesë.

Gjykata Themelore në Gjakovë, një (1) gjyqtar, i cili tani është i shëruar dhe testi i ka dalë negativ.

Zëdhënësja e KGJK-së tregon për “Syri.net”, se ka raste me dyshime, ku i kanë të infektuar familjarët, por ata janë vet izolim, edhe pse testet ju kanë dalë negativ.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Covid-19 vazhdon të jetë i pranishëm në botën e futbollit,…