Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Preshevë, shkak Covid-19

20 korrik 2020 | 17:12

Komuna e Preshevës ka shpallur situatë të jashtëzakonshme epidemiologjike për shkak të pandemisë Covid-19.

Lajmin e ka bërë me dije kjo komunë nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”.

“Shtabi Komunal për S.J në Preshevë i propozon kryetarit të Komunës shpalljen e situatës së jashtëzakonshme epidemiologjike – Covid 19 në tërë territorin e komunës së Preshevës”, ka njoftuar kjo komunë, raporton “Epoka e re”.

Njoftimi i plotë:

Sot në mbledhjen e mbajtur të radhës së Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme (SJ), pas një analize të thellë nga anëtarët e shtabit, merren këto konkluzione:

1. Shtabi Komunal për S.J në Preshevë i propozon kryetarit të komunës shpalljen e situatës së jashtëzakonshme epidemiologjike – Covid 19 në tërë territorin e komunës së Preshevës .

2. Autorizohet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë që të koordinoj punën e barnatoreve kujdestare dhe të ndaloj dhënien e medikamenteve pa recept të mjekut.

3. Urdhërohen ordinancat private në Preshevë që të informojnë Shtabin Komunal për S.J. ose Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë për çdo rast të paraqitjeve të pacientëve me simptome Covid 19.

4. Autorizohet kryeshefi i administratës komunale në Preshevë që të shkurtoj orarin e punës për punëtorët e sektorit publik gjatë kohës së situatës së Jashtëzakonshme dhe lirim nga puna të punëtorëve mbi 60 vjeç, nënave me fëmijë të vegjël dhe punëtorëve me sëmundje kronike.

5. Urdhërohet ndalimi i punës së restoranteve, kafiterive dhe objekteve të gastronomisë prej ora 20:00 deri në ora 05:00, gjatë kohës së situatës së jashtëzakonshme

6. Inspekcioni komunal në koordinim me Stacionin Policor në Preshevë vazhdimisht të kontrolloj zbatimin e konkluzioneve të

Shtabit Komunal për S.J. dhe zbatimin e urdhëresës së Ministrisë së Shëndetësisë të Serbisë numër 512-02-9/30/2/2020-01 të datës 16 Korrik 2020.

Vendimet hynë në fuqi nga sot.

Image may contain: text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkoi ta vizitojë motërmëmën në përëndim fryme Donte t'ia zë…