Hoti takon Tërnavën: Harmonia ndërfetare, vlerë e veçantë e popullit të Kosovës

20 korrik 2020 | 17:36

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, me të cilin ka biseduar për gjendjen aktuale në vend, si dhe për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, sidomos për përpjekjet e menaxhimit të pandemisë Covid 19 dhe për pakon e rimëkëmbjes ekonomike.

Në këtë takim, po ashtu, është biseduar edhe për proceset e tjera të rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi, duke përfshirë edhe dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që duhet të përfundojë me njohjen reciproke në mes të dyja vendeve.

Hoti e ka falënderuar Tërnavën dhe Bashkësisë Islame të Kosovës për rolin e kësaj bashkësie dhe të bashkësive të tjera fetare, duke theksuar se bashkëjetesa dhe harmonia ndërmjet besimeve të ndryshme ka qenë përherë një vlerë e veçantë e popullit të Kosovës. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, është takuar…