![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/579C4AA8-DEA5-45C9-BD16-2CE2A4CD11CC.jpeg)
Rifillon testimi i kandidatëve për patent shofer
20 korrik 2020
| 21:12
Kanë pritur të paktën 5 muaj. Por nga kjo e hënë, kandidatët për patent shofer, mund të paraqitën për testim.
E në qendrën për patent shofer në Prishtinë, u panë numër i madh i aplikuesve që po mbanin distancën e kërkuar.
Shoferët e ardhshëm, mezi e kanë pritur këtë moment, shkruan express.
Se gjithçka po shkon siç e kanë planifikuar tregon Xhevdet Anadolli-Kordinator i qendrës për patent shofer në Prishtinë
Ky vendim ka gëzuar pronarët e autoshkollave.
Që nga marsi asnjë kandidat që ka aplikuar për marrjen e patent shoferit nuk ka mundur të hyjë në provim teorik dhe praktik, për shkak të përhapjes së koronavirusit në Kosovë.