Doktori nga Vitia humb betejën me Covid-19

20 korrik 2020 | 22:36

Doktori nga Vitia, Fadil Zuka sot ka ndërruar jetë. Lajmin për vdekjen doktorit Zuka e kanë dhënë familjarët e tij. I ndjeri ishte i infektuar me Covid-19.

Sipas informacioneve ai vuante edhe nga diabeti. Mediat lokale njoftojnë se Zuka, gjatë viteve ’90-ta, kishte qenë  pjesë e sistemit shëndetësor në kuadër të Shoqatës “Nëna Terezë, pastaj kishte punuar edhe në Pozheran.

I ndjeri shquhej për humanitet dhe si punëtor shembullor ka lënë mbresa dhe kujtime tek të gjithë qytetarët e Vitisë .

Doktor Fadil Zuka, i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për t’ju shërbyer popullatës shqiptare që nga vitet e ’90-ta.

Telegram ngushëllimi familjes i ka dërguar edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dardan Molliqaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur qëndrim…