Lladrovci takohet me Ahmetin, ky është mesazhi i tij

20 korrik 2020 | 22:41

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është takuar sot (e hënë) me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Lladrovci në një postim në profilin e vet në “Facebook”, ka shkruar se pushteti lokal është sfidë, për aq sa i kuptojmë realisht çështjet që i mundojnë qytetarët tanë.

“Takimi me Shpendin është çdo herë edhe i mirë, edhe prodhor, sepse ka efekte që ma vonë ju dëgjohet krisma. Pushteti lokal është sfidë, për aq sa i kuptojmë realisht çështjet që i mundojnë qytetarët tanë. U zotova se do ta pres së shpejti në Drenas dhe do ta testojmë mikpritjen tradicionale të Drenicës. Pavarësisht sfidave të metropolit, edhe ne në komunat tjera u kemi dhënë rrugë disa problemeve të pushtetit lokal duke realizuar pritshmëritë e qytetarëve. Vera shkon shpejt!”, ka shkruar Lladrovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Doktori nga Vitia, Fadil Zuka sot ka ndërruar jetë. Lajmin…