(Foto / Videoreportazh, nata XV në Prishtinë) Në rrugët dytësore lëvizje simbolike

20 korrik 2020 | 23:10

Në natën e pesëmbëdhjetë të masave kufizuese anti Covid në rrugët dytësore të kryeqytetit është vërejtur lëvizje simbolike e qytetarëve dhe veturave.

Ndërkaq, në rrugët kryesore ka pasur lëvizje ecenciale.

Me kohë, në orën 21:00, edhe bizneset e gastronomisë kanë përfillur masat ani Covid.

Edhe sonte në rrugët e kryeqytetit më shumë vërehej qarkullim i taksive, veturave të bizneseve dhe të atyre që dërgojnë porosi të ushqimeve, raporton “Epoka e re”.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur edhe katër persona nga Covid-19

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë është 5 877, me gjithsej 139 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Ndërkaq numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3 069.

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media…