Vdes njëri prej komandantëve të UÇK-së

21 korrik 2020 | 08:56

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka marrë një lajm të hidhur mëngjesin e sotëm.

Ai ka bërë me dije se ka ndërruar jetë ish-komandanti i UÇK-së, Shpejtim Hazrolli.

Postimi i plotë i tij në fb:

I trishtë lajmi për vdekjen e parakohshme të bashkluftëtarit, bashkvendasit dhe shokut ton, Shpejtim Hazrolli.

Komandant Shpejtimi rrjedhë nga një familje atëdhetare, ishte Komandant i UÇK-së, u shqua me trimërinë e tij dhe veprimtarin e tij për çështjen kombëtare.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hazrolli, bashkluftëtarëve, miqëve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Shpejtimin.

Lavdi jetës dhe veprës suaj Komandant!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditëve të ardhshme vendi ynë dominohet nga fusha më stabile…