Fotoja virale/ Covid-19 e ndalon t’i japë lamtumirën nënës, i riu në Palestinë ngjitet në dritaren e spitalit

21 korrik 2020 | 09:15

Përveç të tjerash, kjo pandemi nuk ka lejuar të afërmit t’i japin lamtumirën e fundit të dashurve të tyre.

Një rast i rrallë vjen nga Palestina ku një i ri i identifikuar si Jihad Al-Suwaiti, ka gjetur një mënyrë të pazakontë për të vizituar të ëmën që ndodhej e shtruar në spital.

Nëna e tij ishte e infektuar me COVID-19 dhe mjekët nuk e lejuan disa herë që ai ta vizitonte.

Mjekët e spitalit e njoftuan 30-vjeçarin se gjendja e nënës ishte tepër rëndë dhe kishte shumë mundësi që ajo të ndërronte jetë.

Në këto kushte, i riu vendosi të ngjiste godinën e spitalit nga pjesa e jashtme dhe të vendosej në dritaren e dhomës ku ndodhej e ëma.

Këtë veprim ai e bëri deri në momentin kur mjekët e njoftuan se nëna e tij kishte ndërruar jetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Viola Von Cramon shkoi në Hagë dhe takoi disa udhëheqës…