![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/basha-1.jpg)
Basha bën homazhe tek varri ish-presidentin Rugova
21 korrik 2020
| 11:34
Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Kosovë, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.
I shoqëruar nga bashkëpartiakët e tij, lideri opozitar ka vendosur kurora lulesh pranë vendit ku prehet ish-presidenti Rugova, por nuk është prononcuar për medie.