Haradinaj-Stublla zhvillon bisedë telefonike me homologun nga Letonia

21 korrik 2020 | 13:02

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë me dije se ka zhvilluar një bisedë telefonike përmbajtësore me homologun nga Letonia, Edgars Rinkevics.

“Duke e falënderuar për përkrahjen e hershme që Letonia ka dhënë për pavarësinë e Kosovës, ritheksuam nevojën për thellimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, dhe zgjerimin e gamës së bashkëpunimit bilateral”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Rikonfirmova gatishmërinë e Kosovës për arritjen e njohjes reciproke me Serbinë, duke respektuar integritetin territorial, rendin kushtetues dhe karakterin unitar të Kosovës. Kërkova që edhe Letonia të jetë zë i fuqishëm, së bashku me shtetet tjera baltike në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, tani që presim përmbylljen nën presidencën gjermane”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur…