Hoxhaj i reagon Viola von Cramonit: Shkuarja juaj në Hagë, ndërhyrje politike

21 korrik 2020 | 13:28

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, i ka reaguar raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, pasi ajo shkoi në Hagë një ditë pas përfundimit të intervistimit të presidentit Hashim Thaçi dhe takoi disa udhëheqës të Gjykatës Speciale.

Për këtë vizitë të zyrtares evropiane në Hagë ka reaguar Hoxhaj, njëherësh edhe deputet i kësaj partie.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, Hoxhaj, ka shkruar se qytetarët e Kosovës kanë mbetur të habitur kur e panë se një eurodeputete, një politikane, ka vizituar Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Vizita e Cramonit, sipas Hoxhajt, quhet ndërhyrje politike.

“Qytetarët e Kosovës janë të habitur kur shohin se një eurodeputet, një politikan, viziton Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Ne mësuam nga BE-ja gjatë gjithë kësaj kohe se kur politikanët shkojnë të takojnë prokurorët dhe gjykatësit quhet ndërhyrje politike. Kjo është ajo që bëri @ViolavonCramon”, ka shkruar Hoxhaj.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup prej më shumë se 300 mjekësh në Serbi,…