Benzema zgjedhet lojtari i sezonit në Spanjë

21 korrik 2020 | 13:38

Media spanjolle e futbollit ka zgjedhur sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema si “Futbollistin të sezonit 2019-2020 në La Liga”.

Francezi ka siguruar 36% të votave. Kontributi për titullin e 34-t kampion të Spanjës me 21 gola dhe 8 asistime është çmuar më i rëndësishëm se 25 golat dhe 21 asistimet e Lionel Messit me Barcelonën.

Në vendin e tretë renditet kapiteni i Realit Sergio Ramos me 14% të votave. Edhe pse Messi u shpall golashënuesi më i mirë, kjo duket se nuk ka mjaftuar që tifozët të përzgjedhin “pleshtin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbyllet pas pothuajse 1 viti aventura e Armando Sadikut te…