Përfundon takimi i thirrur nga Hoti, Nisma kërkon që Kosova të mos rrëshqas në dialog teknik

21 korrik 2020 | 13:56

Ka përfunduar takimi i thirrur nga kryeministri Avdullah Hoti, me disa nga përfaqësuesit e partive politike në vend.

Pas takimit, anëtari i Kryesisë së Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë para gazetarëve se Kosova nuk duhet të rrëshqas në dialog teknik, derisa nuk ka konfirmuar nëse shefi i ekzekutivit iu ka paraqitur koordinatorin për dialog në këtë takim.

“Nga Nisma kërkova që te ketë kujdes që mos të rrëshqet Kosova në një dialog teknik”, ka thënë Sherifi.

Teksa ministri i Drejtësisë nga AAK-ja, Selim Selimi dhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu nuk janë prononcuar për medie.

Këtë takim e kanë refuzuar dy partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete…