Veliu takon drejtorin e përgjithshëm të KEDS-it, bisedojnë për sigurinë në vend

21 korrik 2020 | 14:08

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka pritur në takim drejtorin e përgjithshëm të KEDS-it, Alper Erbas, me të cilin kanë diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Veliu ka theksuar se siguria e përgjithshme në Kosovë, ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në klimën e të bërit biznes në Kosovë dhe prurjen e investitorëve të huaj.

Ai ka thënë se institucionet e sigurisë janë duke bërë punë të shkëlqyer për të garantuar secilin investitor në Kosovë.

Po ashtu, në këtë takim është vlerësuar bashkëpunimi i mirë në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KEDS-it, ku është premtua që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen në veçanti edhe me Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, për evidentimin e avarive të ndryshme dhe dëmtimet që mund të shkaktohen nga energjia elektrike. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar takimi i thirrur nga kryeministri Avdullah Hoti, me…