Limaj: Vendimi i GJND-së mbetet ndër sukseset më të mëdha të Kosovës në arenën ndërkombëtare

22 korrik 2020 | 12:01

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se një dekadë më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e legjitimoi pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008.

Kreu i Nismës shkruan se vendimi i 22 korrikut të vitit 2010 rrumbullaksoi subjektivitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, dhe i hapi rrugë anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Vendimi i GJND-së mbetet ndër sukseset më të mëdha të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare, duke vulosur kështu përpjekjet dhe aspiratat tona shekullore për Republikën e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Arkitekteve të Kosovës ka bërë me dije se…