ShBA-ja i ka kërkuar Kinës që të mbyllë konsullatën në Hjuston

22 korrik 2020 | 12:16

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Kinës që të mbyllë konsullatën e saj në Hjuston të SHBA-së.

Pekini ka dënuar këtë veprim duke paralajmëruar hakmarrje, raporton Reuters.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin, tha në një konferencë për media se Kina ishte njoftuar se duhej të mbyllte konsullatën.

Mediat lokale kanë raportuar se, të martën në mbrëmje në oborrin e konsullatës, janë djegur dokumente.

Por, zyrtari kinez tha se konsullata po funksiononte normalisht.

Të martën, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Uashingtoni po synon krijimin e një koalicioni ndërkombëtar për të kundërshtuar ndikimin e Kinës.

Ai e akuzoi Pekinin se po shfrytëzon pandeminë e koronavirusit për të çuar më tej interesat e veta.

Pompeo i bëri komentet gjatë një vizite në Londër.

Marrëdhëniet e SHBA-së me Kinën, janë të tensionuara për një sërë çështjesh, duke përfshirë tregtinë, të drejtat e pronësisë intelektuale, teknologjinë 5G dhe të drejtat e njeriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka votuar pro themelimit të Komitetit ndërministror…