Kurti: GjND-ja na ka pajisur me një armë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare

22 korrik 2020 | 14:19

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vlerësuar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me mendimin këshillues për shpalljen e pavarësisë, e ka pa pajisur Kosovën me një armë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kurti ka shkruar kurrë nuk është vonë për ta mirëpërdorur këtë armë.

 

Postimi i plotë i Kurtit:

10 vjet u bënë sot nga mendimi këshillues i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) i cili konstatoi që Serbia nuk kishte të drejtë në pretendimin e saj se shpallja e pavarësisë së Kosovës kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare. Rezultati i qëndrimeve të gjyqtarëve të GjND-së ishte 10 me 4 në favor tonin. (Mbaj mend se nga deponimet e shteteve mike, mbresa të posaçme më pat lënë ajo e Prof. Martti Koskenniemi që përfaqësonte Finlandën.)

Dështimi i Serbisë në GjND nuk u shfrytëzua nga Kosova. Është për të ardhur keq që në këtë dekadë ky mendim i GjND-së më së shumti u përmend te fusnota që iu mbivendos emërtimit të Kosovës. Në vend se ta forcojë subjektivitetin tonë ndërkombëtar dhe shtetëndërtimin e brendshëm, qeveria e atëhershme pat hyrë në dialog teknik e pastaj politik me Serbinë, gjithnjë për çështje të brendshme të Kosovës, duke e mbuluar rëndësinë e këtij vendimi dhe duke lejuar që të krijohet përshtypja se Kosova po rinegocion statusin e saj.

GjND na ka pajisur me një armë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Kurrë s’është vonë për ta mirëpërdorur.

https://www.icj-cij.org/…/case-related/141/141-20100722-ADV…

Image may contain: text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot ka mbajtur një konferencë…