Nuk votohet Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së

22 korrik 2020 | 14:25

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport ka dështuar ta votojë Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Shkak i këtij dështimi ishte mungesa e kuorumit, ku të pranishëm ishin pesë anëtarë, pasi disa anëtarë tjerë të këtij komisioni kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Kryetarja e këtij komisioni, Valentina Bunjaku, ka kërkuar që kjo mbledhje të vazhdojë online, në mënyrë që ky projektligj të procedohet sa më shpejt në seancë.

Ndërsa deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se vonesa e tillë do ta pamundësojë që nesër (e enjte) ky projektligj të shkojë në seancë.

Në anën tjetër, deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, ka thënë se Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport nuk duhet të bëhet pengesë që mos të kalojë Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Në fund të kësaj mbledhje është vendosur që mbledhja të mbahet online, por pa treguar orën e saktë të mbajtjes së saj./EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fëmijë pesë vjeç, i një çifti nga Kosova, derisa…